in

Plas sherri mes të rinjve, me karrige e shishe kokës! Si nisi konflikti (VIDEO)

Një sherr masiv ka ndodhur mes një grupi të rinjsh nga Britania dhe atyre nga Portugalia, në një qytet turistik në rajonin Algarve në Portugali.

Gjithçka ndodhi në kafiterinë Aloha që gjendet në rrugën kryesore në Praia da Rocha, dhe është “bombarduar” nga karriget e plastikës dhe gjësendet e ndryshme, që fluturonin mbi kokat e të rinjve.

Siç raportojnë mediat lokale gjithçka filloi kur grupi i britanikëve u përplasen verbalisht me një klan lokal, dhe për ta qetësuar situatën është dashur të ndërhyjë sigurimi dhe shumë banorë të asaj lagjeje.

Ata nuk kursyen asgjë nga karriget e deri te shishet, e madje edhe dritaret e lokalit. E sipas raportit të policisë portugeze, ata kanë arritur të identifikojnë shtatë të rinj që ishin përfshirë në rrahjen masive.

Praia da Rocha dikur ishte një zonë e qetë dhe e preferuar për peshkatarët në jug të brigjeve portugeze, por së fundmi është bërë “strehë” e huliganëve dhe bandave lokale.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Vlorë – Fier, makina përfundon në kanal (FOTO)

Tragjike! Treni shtyp 2 emigrantët që po pushonin në hekurudhë