in

Po ktheheshin nga Greqia drejt Tiranës, fuoristrada përplaset nga furgoni në Tepelenë, plagoset një grua dhe dy fëmijët e saj

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak në Ujin e Ftohtë në Tepelenë. Një automjet i ngarkuar me materiale ndertimi ka dale nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një fuoristrade me targa greke.

Për pasojë është lenduar nje grua dhe dy femijet e saj që ndodheshin në bordin e xhipit. Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt kryeqytetit, nderkohë që u perball me mjetin e ndërtimit që vinte ne krah te kundërt.

Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit te Gjirokastrës për mjekim të mëtejshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit që mund të kishte pasoja edhe më tragjike

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ma*akra me 3 v*ktima në Athinë, zbardhet dinamika, ja si nisi sherri mes trafikantëve shqiptarë

Rrënqethëse! Djali i ndërroi jetë pas përplasjes me motor, babai: Ju lutem ktheni celularin, kemi kujtime të bukura