in

Po pushton në rezidencën e Ronaldos, në Ibiza. Grabitësit i rrëmbejnë 3 milionë euro pasuri Verrattit

Policia është në kërkim të hajdutëve që thuhet se kanë vjedhur 3 milionë euro sende me vlerë nga shtëpia e pushimit të yllit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, në Ibiza.

Hajdutët hynë në pronën, për të cilën shtypi vendas thotë se i përket ish-lojtarit brazilian Ronaldo Luis Nazario de Lima, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa Verratti dhe familja e tij ishin jashtë. Përveç parave të gatshme, hajdutët thuhet se morën ora dhe bizhuteri të çmuara.

Grabitja u raportua në polici të dielën dhe po hetohet nga Garda Civile. Policia ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar, por burimet e saj konfirmuan sot se po hetonin një thyerje të shtëpisë, ku ishin marrë bizhuteri të shtrenjta.

Shtëpia ku Verratti po qëndronte besohet të jetë në “Cala Jondal”, në jug të Ibiza, ku Princi William dhe Kate kanë shijuar pushimet në shtëpinë e xhaxhait milioner të Kate, i quajtur Maison de Bang Bang. Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga italiani Verratti, i cili nuk e ka bërë publik udhëtimin e tij në Ibiza, në rrjetet sociale.

Gruaja e tij modele franceze, Jessica Aidi, ka postuar foto dhe video nga Ishujt Balearik me një ish-konkurente të Miss Franca, të quajtur Charlotte Mint. Edhe pronari i vilës, ish-futbollisti brazilian, tani president i Real Valladolidit, Ronaldo, me qëndrim të rregullt në Ibiza, bashkë me partneren e tij Celina Locks, nuk ka thënë ende asgjë.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë qenë të dy duke pushuar në Ishujt Balearik. Ylli argjentinas ka zgjedhur një shtëpi shumë të shtrenjtë në ishullin privat të quajtur “Sa Ferradura” në brigjet veriore të Ibiza.

Kujtojmë se sulmuesit të kombëtares spanjolle, Dani Olmo, iu grabit Rolex-i 30 mijë eurosh në mënyrë të dhunshme më 17 qershor. Spanjolli u vu në shënjestër nga grabitësit teksa po dilte nga një berber, në qytetin lindor të Spanjës, Valencia.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Prishet dasma në ‘Camp Nou’

“Kjo qeveri s’ka shkaktuar dëme”- Luljeta Bozo: U ka dhënë qytetarëve vila që nuk i kishin ëndërruar! Nuk e dorëzoj mandatin, kam detyrime ndaj…