in

Politikani dhe gruaja e tij kapen mat në aeroport duke trafikuar një 15-vjeçar për t’i marrë organet

Një politikan nigerian dhe gruaja e tij kanë rënë në pranga, pasi kishin planifikuar të trafikonin një 15-vjeçar për t’i marrë organet.

Ike Ekweremadu, një politikan i Partisë Demokratike Popullore për 19 vjet, i cili dikur ishte Zëvendës President i senatit të vendit , dhe Beatrice Nwanneka Ekweremadu akuzohen se u përpoqën ta trafikonin 15-vjeçarin në Mbretërinë e Bashkuar nga Lagos.

Sipas mediave britanike, çifti donte ta trafikonte djalin, i cili ishte një jetim i pastrehë, për të marrë veshkën e tij dhe për ta transplantuar tek vajza e tyre. Çifti ka gjithsej 4 fëmijë.

Ata e arrestuan dy ditë më parë në aeroportin Heathrow teksa po tentonin të hipnin në një aeroplan së bashku me djalin 15-vjeçar. Ekweremadu, 60 vjeç, thuhet se kishte 20,000 £ me vete në momentin e arrestimit të tij.

15-vjeçari është nën kujdesin e autoriteteve mbrojtëse dhe Policisë Metropolitane, thonë zyrtarët.

Ike Ekweremadu dhe gruaja e kontabilistit Beatrice, 55 vjeç, akuzohen për komplot për të rregulluar ose lehtësuar udhëtimin e një personi tjetër me qëllim shfrytëzimin, përkatësisht mbledhjen e organeve.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Çmendet moti, bie breshër me madhësinë e një topi tenisi, thyhen xhamat(Video)

Edi Rama jep lajmin e madh/ Emigrantët që jetojnë në këto 2 shtete: Duke filluar nga kjo date