in

Porto Romano/ Reuters: NATO në bisedime për ndërtimin e bazës detare në Shqipëri

Tiranë- NATO do të ndërtoojë bazë detare në Shqipëri.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ i ka kushtuar një artikull faktit që Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano. Në artikullin e publikuar nga Reuters, shkruhet se Porto Romano do të këtë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake. Gjithashtu mediumi shkruan se baza ushtarake do të ndërtohet dhe bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria.

Shkrimi i Plotë:

Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano, një port në ndërtim e sipër në bregdetin e saj të Adriatikut, tha të premten kryeministri Edi Rama. Rama tha në një konferencë shtypi se Porto Romano, që ndodhet pranë qytetit bregdetar të Durrësit dhe synohet si porti më i madh i vendit, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake. Baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë…për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”, shtoi Rama.

Në maj, Rama tha se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën e saj detare Pashaliman rreth 200 km (124 milje) në jug të Tiranës. Pashaliman u krijua nga Moska si një bazë nëndetëse në vitet 1950 për të pritur 12 nëndetëse pranë Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon. NATO po rindërton tashmë bazën ajrore të Kuçovës, rreth 80 km (50 milje) në jug të Tiranës, që do të përdoret nga aleanca. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference sot me gazetarët ka pohuar se në portin e Durrësit, në Porto Romano, përveç pjesës komerciale dhe tregtare, parashikohet të ndërtohet dhe një bazë ushtarake e NATO-s, për të cilën i është bërë ftesë kësaj të fundit për ta financuar.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shihni grusht ‘sade’ në resortin turistik në Tiranë. Një grup djemsh shtrijnë buzë pishinës dhe rrahin një djalë (Video)

Luiza Gega fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare dhe vendos rekord kombëtar