in

Prag tragjedie/ Çifti shkon për të ngrënë pas plazhit dhe mbyll 4 fëmijët në makinë, policia i gjen gati pa ndjenja

 

Një ngjarje në kufijtë e një tragjedie ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në qendër të Serres në Greqi.

Një çift bullgar i moshës 56 dhe 46 vjeç, pasi kishin kishin bërë plazh aty pranë dhe po ktheheshin në vendlindje, mbyllën brenda makinës 4 fëmijët e tyre të moshës 2-8 vjeç dhe shkuan për të ngrënë ushqim të shpejtë.

Kalimtarët, duke parë fëmijët në makinë, kanë trokitur në xhama, por ata nuk kanë reaguar.

Për pasojë ata kanë lajmëruar policinë. Efektivët e policisë mbërritën menjëherë në zonë, thyen xhamin e derës së pasagjerit dhe nxorën fëmijët pothuajse gjysmë pa ndjenja për shkak të vapës, duke u ofruar ujë dhe ndihmën e parë.

Kur erdhën prindërit e tyre, të cilët nuk kishin shikim nga dyqani ku po hanin e deri te vendi ku kishin parkuar makinën, thanë se për shkak se fëmijët i kishte zënë gjumi, ata shkuan të hanin shpejt dhe do të ktheheshin për të vazhduar udhëtimin.

Informacione të sigurta nga ERT Serres bëjnë me dije se fëmijët kanë qëndruar me xhama të mbyllur në makinë për rreth njëzet minuta, ndërsa prindërit e tyre janë arrestuar për ekspozim ndaj rrezikut për një të mitur dhe në orën 4.30 të mëngjesit të sotëm me urdhër verbal të prokurorit janë lënë të lirë dhe kanë vazhduar udhëtimin drejt Bullgarisë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15-vjeçari i ndërroi jetë pas përplasjes me motor, babai: Ju lutem ktheni celularin kush e ka gjetur se kemi kujtime të bukura

Beatrix Ramosaj komenton për herë të parë ribashkimin e Borës me Donaldin