in

Programi i ri i punësimit/ Kryeministri grek shpall 15 mijë vende të lira për qytetarët mbi 45 vjeç

Greqi- 15 mijë vende të lira pune ka në projekt të hapë qeveria greke për periudhën në vazhdim.

Lajmin e njoftoi sot Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis do të shpallë 15 mijë vende të lira pune për qytetarët mbi 45 vjeç.

Programi i ri i punësimit për të papunët afatgjatë mbi 45 vjeç në sektorin privat do të fokusohet në zonat që konsiderohen si “xhepat” me papunësinë më të lartë në Greqi. Programi i punësimit do të financohet me një buxhet prej 120 milionë eurosh nga Fondi i Rimëkëmbjes, shkruajnë mediet helene.

Personat që do të përfitojnë nga programi i punësimit do të kenë mundësinë të punojnë në një periudhë kohore 12 deri në 18 muaj, me pagë mujore 653 deri në 746 euro. Protothema.gr /noa.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Follow Vendimi i pazakontë! Gjykatësi gjobit Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë për një aksident

Hajdutët grabisin arkën e biznesit dhe tërheqin zvarrë për katër kilometra me makinë pronarin e zdruktharisë