in

Pronare të qendrave të masazheve, arrestohen dy vajza në Tiranë, procedohen tre djem që kishin shkuar për “kënaqësi ekstra”

Dy qendra masazhi janë bastisur nga Policia e Tiranës dhe pronaret e tyre janë vënë në pranga, pasi në këto ambiente përveç aktivitetit të regjistruar ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve: – J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bënin namin me kokainë, arrestohen katër shqiptarë në Britani (Emrat)

Vrasje makabre/ Bashkëshorti vret gruan e tij dhe më pas telefonon djalin: Jam grindur me nënën tënde, shko në shtëpi shikoje