in

Protestat e dh*nshme në Shkup, pl*gosen 47 policë

47 policë janë pla*osur në protestat e mbrëmshme në Shkup, ku 11 prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa dy pre tyre në gjendje kritike.

Kështu raportojnë mediat maqedonase, sipas të cilave policia u sulmua me sende të forta, koktejl molotov dhe fishekzjarre. Situata më kritike mësohet se ka qenë para kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Protesta e dhu*shme nisi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme para godinës së qeverisë, duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, për të vijuar më pas te Ministria e Jashtme, ndërsa situate u përshkallëzua para Kuvendit, ku turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Mijëra vetë protestuan dje në ditën e katërt të protestës kundër pranimit të propozimit francez nga ana e qeverisë, që do të çonte në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Djalin nuk e ke me mua, por me vëllanë”, gruaja nga Dibra mes lotësh: Më detyruan…

‘Frikë’ nga protesta? Bordi i Çetit “lodhet” me uljen e naftës