



Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i vdekur në muajin Qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, mund të jetë vrarë për çështje droge. Banorët e fshatit, gjatë intervistave që kanë dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, kanë thënë se nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë.
Njëri prej banorët thotë për Uniko se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kan*bisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vr*në.




“Ai shkonte bënte dru, ata të drogës e vr-në. Të femrës janë të tëra llafe ato. Hynë mushkat, e zbuluan pa dashje. S’donin ta zbulonin, ishte shumë grup i madh, 90 veta. Drutë e morën në qafë atë, asgjë tjetër”, thotë njëri nga banorët e fshatit.
Spartak Koka: Sa kohë para e konstatoi?
Banori i fshatit: Kishte gati 1 muaj.
Spartak Koka: Po ata e kërcënonin?
Banori i fshatit: E kërcënonin, do të vrasim… Mos eja më këtej, zhduku fare i kishin thënë. Zhdukur nga Shqipëria. Të zhduket që mos të ishte më këtu.
Spartak Koka: Po kaq të fuqishëm janë për të kërcënuar e vrarë njerëz?
Banori i fshatit: Të fuqishëm, të pushtetshëm.
Spartak Koka: Po pse u tha për një lidhje dashurie?




Banori i fshatit: Për të humbur gjurmët.
Spartak Koka: E lidhte ndonjë gjë me kultivimin Martinin?
Banori i fshatit: Jo, asgjë nuk e lidhte vetëm që i ra ballë përballë, asgjë tjetër.
Spartak Koka: Martini donte t’i denonconte në polici?
Banori i fshatit: Donte njëherë ai po pastaj u prapësua. Kishte frikë. E kërcënuan ata.
Spartak Koka: Ka vajtur në polici Martini?
Banori i fshatit: Jo. Kishte frikë. Vajti deri në Maliq dhe u kthye prapë.




Deri tani policia ka deklaruar se Martin Çeço u vra pas sherrit për një vajzë dhe ka arrestuar 3 persona si të dyshuar, të cilët akuzohen se e mbytën 26-vjeçarin dhe trupin ia hodhën në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Sa për variantin e drogës siç deklarojnë banorët e Kolanecit, policia nuk ka hetuar në këtë pistë, ose të paktën nuk ka deklaruar asgjë zyrtarisht. /tvklan.al