in

Rama më në fund e kupton: Sot artin tim e pëlqejnë më shumë pasi jam kryeministër

Amsterdam- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për pasionin e tij për artin.

Rama tha se ka filluar të merret me art që 3-vjeç. Ndërkohë i pyetur me batutë nga moderatori se sot e pëlqejnë për artin që bën se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Ka 20 vite që jam në politikën e ditës. Por po, jam marrë me art që 3-vjeç dhe jeta ime ka qenë e lidhur me pikturën, me artin. Mendova se kur vendosa të hyj në politikë, kjo do të mbaronte, por nuk mbaroi. Po bëj një lloj arti që po vlerësohet më shumë se kur nuk isha kryeministër.

Moderatori: Sepse jeni në pushtet dhe nuk thonë dot nuk ju pëlqen.

Rama: Po është edhe kjo.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Akulli gjigant shkëputet nga mali dhe vret 6 persona në Itali. Ka të plagosur dhe mjaft të zhdukur

50 Cent bën me duar në mes të koncertit shqiponjën dy krenare (VIDEO)