REKORD I RI/ Temperaturat kapin shifrat alarmante, termometri shënon 52.2 gradë celcius në këtë shtet

REKORD I RI/ Temperaturat kapin shifrat alarmante, termometri shënon 52.2 gradë celcius në këtë shtet

 

Irani, sapo regjistroi një nga ditët më të nxehta që nga fillimi i pranverës. Nëse po filloni të shqetësoheni për motin , nuk jeni të vetmit, sepse temperaturat e larta si ato të regjistruara në Iran këtë javë, janë vërtet shqetësuese.

Sipas OKB-së, temperaturat në rritje nuk po merren mjaft seriozisht.

Në Abadan, temperatura arriti në 52.2 gradë C, ndërsa në qytete të tjera të Iranit 50 gradë C.

Një qytetar i shqetësuar për temperaturat në vijim tha:

“Është në fakt dita e fundit e pranverës sipas kalendarit diellor persian. Vera nuk ka ardhur akoma!”

CATEGORIES
Share This