Latest
Rrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Pushuesit braktisin plazhet, çfarë do të ndodhë në fundjavë




Pas ta nxehtit afrikan rrebeshet e shiut përfshinë pjesën më të madhe të vendit. Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës pushuesit braktisën plazhet ndërsa në shumë qytete reshjet krijuan trafik në rrugët kryesore.




Pushuesit braktisën plazhet dhe u kthyen në shtëpi.
Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës çadrat mbetën bosh.




Shkak u bë shiu që përfshiu vendin gjatë mesditës.
Reshjet e rrëmbyeshme krijuan trafik në rrugët kryesore të qyteteve.




Vranësirat dhe rrebeshet sipas meteorologëve vijnë si pasojë e depërtimit të masave ajore nga veriu i Europës.
Pas të nxehtit afrikan që përfshiu vendin në fillim të javës e premtja solli rënie të temperaturave deri në 32 – 33 grade celcius duke kthyer vlerat tipike të muajit.




Moti pritet te jetë i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë në det.
Të shtunën dhe të dielën meteorologët parashikojnë kthim të kthjellimeve dhe ditë të përshtatshme për plazh.
