in

“Rrebeshe shiu që do shtrihen…”/ Meteorologia e njohur tregon kthesën e madhe të motit

I nxehti afrikan po largohet nga vendi jonë duke bërë të mundur që temperaturat të ulen dhe moti të jetë më i freskët. Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do jetë fundjava.

Sipas meteorologes, temperaturat do të ulen me 6-8 gradë celcius në mesditën e sotme në të gjithë territorin Shqiptar. Do të kemi rrebeshe gjatë mesditës dhe pasdites thuajse në të gjithë Shqipërinë. Janë rrebeshe afatshkurtra thuajse në të gjithe territorin Shqiptar. Temperaturat do të luhaten nga 11 gradë në mëngjes e jo më shumë se 31 gjatë mesditës.

Pjesa e parë e ditës së sotme paraqitet me kthjellime krejt të pakta, vranësira të shpeshta dhe të dendura në të gjithë territorin Shqiptar dhe shume shpejt duke iu afruar mesditës kemi shfaqjen e rreshjeve të para të shiut në jugperëndimin e territorit Shqiptar e më pas në të gjithë vendin.

Temperaturat e mëngjesit kanë shënuar një rënie me 3-4 gradë sot. Pjesa e dytë e ditës sjell një sistem të fuqishëm vranësirash në të gjithë territorin Shqiptar. Me të dukshme priten në juglindje dhe verilindje të vendit, megjithate ky sistem me vranesira dhe rrebeshe do të shtrihen në të gjithë territorin Shqiptar.

Termometri në orët e mesditës do të shënoj një rënie të ndjeshme. Një ditë më parë temperaturat kanë qenë rreth 37 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës së sotme presim temperatura nga 29-31 gradë maksimumi.

Për ditët në vazhdim do të mbetemi në kushtet e motit të fresket. Referuar temperaturat që kemi përjetuar 20 ditët e fundit. Nga e shtuna deri të henën do të kemi temperautara deri në 8 gradë celcius, vlera minimale në zonat malore dhe jo më shumë se 32 gradë celcius që pritet në fillimin e javës tjetër.

Edhe dita e shtunë do të jetë po e njëjtë por me rreshje më të pakta se dita e sotme. Gjithashtu edhe dita e dielë do të jetë në të njëjtat vlera si dita e shtunë me mot të freskët dhe të qëndrueshëm.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Italia Shpall Gjendjen E Jashtëzakonshme, Nga Kjo Ditë Do Merret Edhe Vendimi Papritur

Trondit Frrok Çupi hedh dyshime të rënda për vd*kjen e Kastriot Myftaraj, tregon ç’ka ndodhur pak minuta pas tragjedisë