Latest
Rrënqethëse! Djali i ndërroi jetë pas përplasjes me motor, babai: Ju lutem ktheni celularin, kemi kujtime të bukura




jë përplasje tragjike ndodhi me motor pak ditë më parë në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës.
Orgito Musai, 15 vjeç, ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij kur të dy u përplasën nga automjeti që iu vinte përballë.




Babai i të ndjerit ditën e sotme ka shpërndarë në redaksitë e mediave një kërkesë për qytetarët. Ai ka treguar se ditën e aksidentit në vendin e ngjarjes është marrë gabimisht telefoni i 15-vjeçarit.
Babai lutet që kushdo e ka gjetur, t’ia kthejë familjes pasi në telefon kanë kujtime të bukura me 15-vjeçarin. Ai ofron edhe shpërblim për ata që i gjejnë telefonin.




“Jam Babai i Orgito Musait 15-vjeçarit që u aksidentua me motor dhe si pasoj humbi jetën para 10 ne Belsh me dt 20/06/2022.
Në vendin e ngjarjes është marrë gabimisht telefoni i djalit tim.
Ju lutem kushdo që e ka gjetur të ma kthejë se kam shumë kujtime të bukura me Orgiton. Kundrejt çdo shpërblimi nr. i tel 0682260495.“
