in

Rrezikojnë mbytjen 4 të mitur, dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku 4 të mitur kanë rrezikuar të mbyten.

Uniformat blu bëjnë me dije se 4 të mitur, të moshave 11,12 dhe dy nga 13 vjeç, teksa kanë qenë duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve, zbulohet identiteti i një prej viktimave të masakrës në Athinë

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot