



Po zhvillohet në Spanjë Samiti i NATO-s. Me këtë rast, Mbretërit Felipe dhe bashkëshortja Mbretëresha Letizia, kanë hapur dyert e Pallatit Mbretëror për të festuar një darkë historike.




Kryeministri i Shqipërisë së bashku me Linda Ramën u pritën nga monarkët ndërsa mediat e Spanjës nuk kanë kursyer elozhet dhe vlerësimin maksimal për “çiftin Rama”.




“Një njeri shumëplanësh që e ka zhvilluar punën e tij profesionale në fusha të ndryshme nga njëra-tjetra si reklama apo piktura. Ai gjithashtu ka luajtur basketboll profesionalisht dhe është rimartuar me Linda Ramën, e cila ka zgjedhur një veshje bardh e zi për darkë”– shkruajnë mediat vendase për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.