in

Shakira, miqtë e Pique e quanin ‘Padronja’. Zbulohen sekrete të tjera nga divorci i bujshëm

Pas 12 vitesh dashuri dhe dy fëmijëve së bashku, Shakira dhe Piqué kanë vendosur të ndahen. Marrëdhënia e tyre nuk ishte më e mira dhe vetëm tani dalin në sipërfaqe kurioziteti dhe sfondi i fshehur prej kohësh.

Gazetarja spanjolle Lorenza Vazquez tha për “Telecinco” se këngëtarja quhej “La Patrona” nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Gerard-it. Mesa duket, artistja nuk ka arritur asnjëherë të krijojë një marrëdhënie të mirë me rrethin e ish-partnerit dhe njerëzit më të afërt me të.

Në më shumë se një dekadë, Shakira nuk do t’i thellonte kurrë marrëdhëniet me miqtë e Piqué, duke mbajtur gjithmonë një qëndrim mjaft të shkëputur.

Sipas asaj që siguroi gazetarja e televizionit, Shakira gjithmonë do t’i kishte shmangur takimet me gratë e lojtarëve të tjerë, të kolegëve të Piqué. Në të kaluarën është folur për njëfarë urrejtjeje me Antonela Roccuzzo, por së fundmi gruaja e Messit e ka mbështetur publikisht yllin e pop-it me zemra (emoji) në Instagram.

Shakira gjithashtu ka treguar disa herë se nuk është rehat në Barcelonë, ku u transferua prej dashurisë me Pique në vitin 2011.

I vetmi person me të cilin dilte në Barcelonë, mikesha e saj e vetme në Spanjë, ishte nëna e Piqué, me të cilën, megjithatë, lidhja do të prishej pas ndarjes nga mbrojtësi.

Sipas Vazquez, sjellja e Shakirës ndaj miqve të Piqué do të kishte shkaktuar disa sherre brenda çiftit. Prandaj prishja mund të kishte ndodhur jo vetëm për shkak të tradhtive të supozuara, por edhe për shkak të keqkuptimeve dhe papajtueshmërisë së karakterit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Kalorësi me gjoksin e zbuluar’! Liderët e G7 tallen me Putin dhe ia plasin së qeshurës

Prindër të tre fëmijëve, martohet deputeti socialist dhe e ‘djeg’në dasëm (Video)