in

Shakirës nuk i ndahen problemet, incident me makinë teksa shkonte në spital për të parë të atin

Shakira po kalon një nga momentet më të këqija të jetës së saj. Ndarjes nga Gerard Piqué, një marrëdhënie e prishur pas 12 vitesh, duke pasur edhe dy fëmijë të përbashkët, i shtohet aksidenti që pësoi babai i saj, William Mebarak.

90-vjeçari u rrëzua javë më parë dhe ndonëse ishte kthyer në shtëpi, u desh të shtrohej edhe një herë në spital për komplikacione. Një aksident i vogël ka ndodhur rrugës për të parë të atin në spital, teksa makinës i janë shpuar dy rrotat e djathta.

Në moment ajo ka frenuar menjëherë dhe ka thirrur një karrotrec për ta ndihmuar. Një moment tensioni i dukshëm për këngëtaren e pop-it, e cila mund ta kishte pësuar më keq gjatë udhëtimit, me makinën thuajse pa goma në njërin krah.

Fatmirësisht, ishte një incident i vogël që u zgjidh shpejt. Gjëja më e rëndë është situata në të cilën po kalon babai i saj. William Mebarak u rrëzua, ndërsa këngëtarja e shpjegoi kështu atë që ndodhi në rrjetet sociale: “Atë ditë, personalisht e shoqërova me ambulancë në spitalin ku po kurohet. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës për mbështetjen dhe dashurinë tuaj”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bordi rrit sërish çmimin e naftës. Sa do të shiten benzina dhe gazi?

Bora apo Tina? Publikohen për herë të parë mesazhet e Martin Çeços me Tina Pajollarin