in

Sherr me komshien, Beniada Nishani merr policinë në telefon: Ajo shan do e lag me një kovë ujë (Video)

Beniada Nishani është rikthyer në Itali për disa kohë, por duket se është përballur me një situatë aspak të zakontë. Modelja ka treguar në Instagram se ka debatuar me fqinjën e saj, pasi kjo e fundit i kishte zënë vendin e parkimit.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien. Kishte vënë makinën te garazhi im. Thirra policinë, se nuk e dija që ishte e asaj makina. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë.

Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart. Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, tha Beniada.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Pushimet e vajzës më të bukur në botë

Oriola Marashi poston foto pa make-up, ja si duket modelja