in

Shihni grusht ‘sade’ në resortin turistik në Tiranë. Një grup djemsh shtrijnë buzë pishinës dhe rrahin një djalë (Video)

Një përleshje mes të rinjsh ka ndodhur në një nga resortet më në zë në periferi të kryqytetit. Në pamjet e publikuara nga Pamfleti shihet se rreth 10 të rinj i sulen një tjetri me grushte e shkelma. Ata e godasin të gjithë bashkë dhe më pas e shtrijnë buzë pishinës së resortit për të vijuar me sulmin.

Gjithçka ka ndodhur për ngacmimin e një vajze që po pushonte në resort. E reja është ngacmuar sistematikisht nga djali që dhunohet në video.

Edhe pse vajza, bija e një prokurori, e ka refuzuar djalin, i riu ka këmbëngulur e kjo gjë ka sjellë reagimin e të afërmve e miqve të të resë. Ata e kanë dhunuar të riun, por nuk dihet se si ka përfunduar sherri.

Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet vetëm se në sherr janë përfshirë tre të dehur që janë zënë me njëri-tjetrin, por nuk shpjegohet nëse i dhunuari ka përfunduar në spital apo nëse ka pasur të proceduar për sherrin.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“S’i ka dalë rroga nuses”, ironizon Korreshi: Më thoni ku merret leja, të aplikojë bashkëshortja ime për investitor strategjik

Porto Romano/ Reuters: NATO në bisedime për ndërtimin e bazës detare në Shqipëri