in

Shkencëtari i njohur ngre alarmin! Tregon se çfarë e pret Ballkanin, preket edhe Shqipëria…

Observatori shkencor i Athinës i cili perpunon të dhëna mbi klimën, prej programit satelitor Copernicus paralajmëron se e ardhmja e klimës me ndikim tek katastrofat natyrore është jopremtuese për të gjithë rajonin përfshirë Shqipërinë. Duke iu referuar thjesht luginës së lumit Drin, një territor ku u ndërtuan në antikitet disa qytete të rëndësishme ekspertët e arkeologjisë konfirmojnë se planifikimi urban si dhe respekti për natyrën ka pësuar ndryshime drastike duke çuar në ndryshime klimatike dhe dëme në mjedis të panjohura më parë përgjatë historisë. “Dikur nuk ndërtoheshin qytete pa plan. Ndërtoheshin aty ku kishte ujë dhe diell madje vlerësoheshin edhe kushtet e erës. Me mjetet që kishin banorët e antikitetit ishin shumë më të organizuar.

Respekti ndaj natyrës ishte më i madh, territori më i pyllëzuar dhe padyshim edhe popullsia ishte më e pakët”, tha arkeologu, Prof.Dr. Dhimitër Çondi. Kreu i observatorit të Athinës i cili mbajti një kumtesë shkencore në universitetin e Gjirokastrës tërhoqi vëmendjen për nivelin ende të ulët të njohjes prej strukturave të mbrojtjes civile mbi natyrën e rreziqeve çka të dhënat e satelitit Copernicus mund mund ta përmirësonin. Charalampos Kontoes, Drejtor Kërkimor i Observatorit Kombëtar të Athinës: “Fatkeqësisht situata po përkeqësohet. Sot ne përballemi me probleme të lidhura me katastrofat natyrore që në të kaluarën nuk ekzistonin. Sigurisht që ka pasur ngjarje katastrofash përgjatë historisë por jo me këtë frekuencë që po ndodhin sot. Po, situata po përkeqësohet por nga ana tjetër ne kemi teknologjinë dhe mundemi ta gjurmojmë problemin dhe të marrim masa.

Ne kemi sisteme të tilla kompjuterike që procesojnë shpejt të dhënat dhe që ofrojnë informacion. Ajo që na duhet për të përballur më mirë këtë të ardhme jopremtuese është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave dhe trajnimi i njerëzve tanë dhe komuniteteve tona sesi ta përdorin këtë informacion për ti paraprirë katastrofave natyrore. Ne si komunitet shkencor në të dy vendet synojmë që informacioni të aksesojë qytetarin dhe ti mësojë atij si të sillet në rastet e katastrofave natyrore”. Vetëm qarku i Gjirokastrës ka humbur prej prerjeve dhe zjarreve 2/3 e pyjeve përgjatë tri dekadave të fundit. Bashkë me të ka degraduar habitati e specieve duke bërë që shumë shpendë dhe gjitarë të bëhen pjesë e Librit të Kuq të specieve që kërcënohen me zhdukje. Rajoni është përfshirë prej rrëshqitjeve masive të dheut duke kërcënuar banesa ndërsa përmbytjet janë fenomene të përhershme çdo vit në zonat e ulëta të luginës.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Stυdimi befσsues! Ja pse meshkνjt ρreferojnë femrat me te ρσsme të m.ëdha…

Mrekulli nga i madhi Zot! Kjo grua 42 vjeçe ka lindur 4 vajza binjake identike/Kush më uron Zoti i qofte at qe kerkon..!!