Latest
Shkrumbohen 10 hektarë pyje në Krujë, dyshohet se është i qëllimshëm




Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës.




Zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.
Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm, pasi janë disa vatra.
Dy grupe të forcave zjarrfikëse te Krujës janë në terren, duke u përpjekur të lokalizojnë flakët.




Shuarja e flakëve mbetet mjaft e vështire për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
/abcnews.al/
