Connect with us

Positivity Minds

Shpikje “alla shqiptarshe”/ 500 persona në grup “WhatsApp-i”, si sinjalizonin njëri-tjetrin për t’i shpëtuar policisë

Latest

Shpikje “alla shqiptarshe”/ 500 persona në grup “WhatsApp-i”, si sinjalizonin njëri-tjetrin për t’i shpëtuar policisë

Radari i policisë rrugore prej dy vitesh sfidohej nga një tjetër “Radar”. Një grup i krijuar në Whatssap me këtë emër sinjalizonte shkelësit e ligjit për vendet ku policia kishte ngritur postblloqe për ndalimin e mundshëm të tyre.

Sipas Abc News, administratorë të këtij grupi ishin tre të rinj, dy djem nga Tirana dhe një nga Fushë-Kruja. Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Pasi u morën në pyetje, tre djemtë kanë pohuar se grupi që mbante emrin “Radari”, ishte hapur prej tyre për t’ju shmangur radarëve të Policisë Rrugore, pasi kanë pasion shpejtësinë.

Kur policia ra në gjurmët e kësaj skeme, grupi mësohet të ketë pasur më shumë se 500 anëtarë pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin njohje me njëri tjetrin.

Në grup jepej informacion i detajuar për radarët, numrin e forcave në postbllok apo edhe kontrollet e lëvizshme në rrugë. Anëtarët kishin rënë dakord që të mos dërgohej asnjë foto apo video në grup, por vetëm informacione.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.