in

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

ALGJERI- Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare.

Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri.

Në sportin e mundjes, Abakarov tregoi një formë të shkëlqyer në sfidat e sotme, teksa fillimisht mposhti në çerekfinale turkun Munir Recep me rezultatin 8-4, ndërsa më pas në gjysmëfinale shkatërroi serbin Stevan Micic me rezultatin 9-0.

Tashmë Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por ai do të luftojë për të artën, teksa nesër në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptianin Yehia Hafez.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Zhduket në Ksamil turisti polak, gjendet i gjallë pas disa orësh në det

Ish-pronari i Formula 1 thyen rekord në tjetër ‘pistë! Bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare