in

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, por javën e ardhshme ka surpriza nga moti

 

Moti “përvëlues” që ka mbërthyer vendin tonë parashikohet të zgjasë edhe për ditët e para të javës që presim përpara. Mëgjithatë, në pjesën e dytë të javës Anticikloni Afrikan fillon dhe tërhiqet gradualisht, ndërsa pritet edhe rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave.

Në këtë mënyrë me sa kuptohet dhe nga më sipër moti për të gjitha ditët e kësaj jave (përjashtuar ditën e Premte) parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Dita e Premte parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe të dendura.

Sipas SHMU në relievet kodrinore-malore të vendit vranësirat nga mesdita deri pasdite do të jenë hera-herës deri të dendura. Ato do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Por, në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Për ditën e Premte reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe të herëpashershme. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Për tu theksuar janë disa fakte: ditët më të nxehta të kësaj jave do të jenë ajo e Hënë dhe pjesërisht ajo e Martë më pas pritet rënie graduale e temperaturave në vlerat e mesditës. Për shkak të lagështirës relativisht të lartë ndjesia e temperaturave për trupin e njeriut do të jetë disa gradë më e lartë se sa ajo reale e matur nën hije në kafazin meteorologjik. Duke filluar nga dita e Mërkurë pritet erë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrinë shpejtësi deri në 7-10m/s, shpejtësi kjo relativisht intensive.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

E zveshur mbi gjoksin e Getit, Marina Vjollca publikon foton e nxehtë në ditëlindjen e burrit

“Shqiponjat” në ndjekje të “Jaguar”, arrestohet shoferi dhe dy shokët e tij, çfarë iu gjet të rinjve