Connect with us

Positivity Minds

Shqiptari kapet me 5 kg k*kainë në Hollandë, justifikimi i tij çudit policinë: Erdha të takoj një vajzë që njoha në Tik-Tok

Latest

Shqiptari kapet me 5 kg k*kainë në Hollandë, justifikimi i tij çudit policinë: Erdha të takoj një vajzë që njoha në Tik-Tok

Një shqiptar u kap me 5 kg kok*inë në afërsi të Denverit në Hollandë. Ai ishte duke drejtuar një automjet tip “Opel Insignia” kur u ndalua nga policia dhe iu gjet kok*ina e fshehur nën kroskot.

Makina që ai drejtonte kaloi kufirin gjerman në Venlo përpara se të hynte në Belgjikë, ndaj Prokuroria holandeze dyshon se shqiptari është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të dr*gës. Kur doli para gjykatës, i riu shqiptar është justifikuar se ai kishte ardhur në Holandë për të takuar një vajzë që e kishte njohur në rrjetin social Tik-Tok.

“Njoha një vajzë përmes Tik-Tokut dhe doja ta vizitoja”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.

Gjithashtu shqiptari ka bërë të ditur se ai ia kishte marrë makinën hua një të panjohuri në Gjermani, shkruajnë mediat holandeze.

“A nuk është e çuditshme që dikush që nuk e njeh të jep hua makinën?”, pyeti gjykata të dyshuarin.

Ndërkohë, i riu shqiptar iu përgjigj duke thënë: “Kjo s’është ndonjë gjë e pazakontë për ne shqiptarët kur takohesh jashtë vendit”.

“Ju huazoni një makinë nga dikush që nuk e njihni dhe nuk ia dini emrin ose ku jeton. Kjo është një histori e çuditshme, zotëri”, ia ktheu gjykatësi.

Më tej reagoi edhe prokurori publik duke iu drejtuar me këto fjalë: “Këtu po flasim për krime të rënda. Trafikimi i dr*gave të forta shpeshherë shoqërohet me flukse parave dhe dhunë” të tepruar”.

Ndërkaq, avokati i shqiptarit, Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë që dr*ga ishte fshehur në makinë dhe kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar ndërsa iu referua vendimeve të gjykatave të tjera me raste të ngjashme.

“Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë ko*ainë.”

Në makinën që drejtonte 30-vjeçari kishte një ndarje të fshehur, ku oficerët gjetën një tel. Pas hetimeve, rezultoi se ajo hapësirë ishte e aksesueshme përmes një truku të atillë ku fillimisht duhej ndezur motori, më pas duhej ndezur ngrohja e xhamit të pasmë dhe më pas vendosej një magnet. Në kroskot policia gjeti pesë pako me kok*inë e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 350 mijë eurove.

“Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për dr*gën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tre, por me tridhjetë vjet”, është shprehur shqiptari.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.