in

Shqiptari qeras me pica policët dhe zjarrfikësit amerikanë për pavarësinë e SHBA-së

Amerikanët gjatë ditës së djeshme festuan 246 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre SHBA-së.

Këtë ngjarje madhore amerikane e festuan edhe shumë shqiptarë që gjenden përtej atlantikut.

Një prej tyre është edhe Mergim Lala, ferizajasi i cili tash e mbi tre dekada jeton në Houston të Texasit.

Ai po udhëheq me sukses një biznes familjar, një ndër piceritë më të frekuentuara në qytetin e Houstonit, Brother’s Pizza.

Kjo e fundit me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së ka shpërndarë pica falas për policinë dhe zjarrfikësit.

Lala në një prononcim për Telegrafin ka pohuar se është mirënjohës për vendin ku e ka kaluar gjysmën e jetës.

“Pavarësia e Amerikës është një festë, por edhe një ditë kur shfaqet edhe më tepër solidariteti dhe jemi mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit. Me këtë veprim dëshiruam t’i falënderojmë ata që në shumë raste rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur neve, policët dhe zjarrfikësit”, tha Lala.

Ai më tutje ka deklaruar se aksione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën dhe se nuk do të ndalen derisa do të ekzistojë piceria.

Ndërkohë, policia e qarkut ka falënderuar shqiptarin për befasinë që u kishte përgatitur me rastin e ditës së shenjtë për amerikanët.

Ndryshe, piceria kohë pas kohe i shpërblen pjesëtarët e tjerë që shërbejnë në dobi të komunitetit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Komente antishqiptare në median zvicerane për Alba festivalin, gazeta kërkon falje

Pushimet e vajzës më të bukur në botë