in

Si do të transformohet shëtitorja bregdetare Ura e Dajlanit – Plepa, del projekti i bujshëm (FOTO)

 

Projekti i ri i portit të Durrësit do të shoqërohet me një projekt tjetër krah tij, të emërtuar “Durrës Waterfront”. Ky projjekt konsiston në një proces transformimi urban për bregdetin e Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, godina e Konvaleshencës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur sot tenderin për këtë projekt që kap vlerën 416.6 milionë lekë, Kompanitë e interesuara kanë afat deri më 15 korrik të paraqesin ofertat.

“Kjo zonë ka një potencial të madh zhvillimi duke marrë parasysh dhe projektin e ri të portit të Durrësit ‘Durrës Yacht & Marina’. Projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ konsiston në zhvillimin e portit të Durrësit dhe jo vetëm. Në këtë zonë të re, do të kenë zhvillim fusha të ndryshme si hoteleria, shërbimet, transporti etj. Thënë kjo, ‘Durrës Waterfront’ do të jetë një aset i shtuar ‘Durrës Yacht & Marina’ dhe e anasjellta. Këto dy zona zhvillimi do të jenë një vazhdimësi e njëra-tjetrës, duke bërë kështu një lidhje të aktiviteteve që do të jenë të shpërndara në to. Shëtitorja e re do të trajtohet si një hapësirë e hapur për qytetarët ku do të bashkëjetojnë funksione të ndryshme në hapësirat e tyre të nevojshme” shkruhet në dokumentët e tenderit.

Zona e Shëtitores së Plazhit nga Ura e Dajlanit deri tek godina e Konvaleshencës ndodhet 4 kilometra larg nga qendra e qytetit të Durrësit dhe gjithashtu është në vijë të parë lidhjeje me urën e Dajlanit dhe portin e Durrësit.

Kjo zonë ka një vijë bregdetare të gjatë prej 3.2 kilometrash, përfshirë këtu dhe zonën në të cilën është konceptuar projekt ideja e “Durrës Waterfront”. Ndër aktivitetet kryesore në zonë janë plazh, hoteleri, restorante, sporte në rërë dhe një shëtitore këmbësore me gjerësi rreth 2-3 m midis brezit të rërës dhe objekteve ndërtimore, e ndërtuar rreth viteve 2004- 2005.

Shëtitorja është ndarë në 3 fragmente të cilët janë:

Fragmenti 1 – Nga Ura e Dajlanit deri tek Pista ‘Kosova’
Fragmenti 2 – Nga Pista ‘Kosova’ deri tek Hotel ‘Adriatik’
Fragmenti 3 – Nga Hotel ‘Adriatik’ deri tek Konvaleshenca

Në projekt janë përfshirë një sërë aktivitetesh dhe hapësira rekreative të ndryshme si:

• Shëtitore lineare përgjatë gjithë shtrirjes së plazhit, duke siguruar shëtitoren (për të
shërbyer si sipërfaqe e përbashkët), korsi të dedikuara për këmbësorët, çiklistët dhe
vrapim
• Zona sportive duke përfshirë sportet ujore
• Këndet e lojërave për fëmijë
• Komoditete të vendosura përgjatë zonës së shëtitores
• Nyjet e ushqimit dhe pijeve
• Nyjet e argëtimeve dhe aktiviteteve
• Zona të dedikuara për mundësi investimesh të lehta
• Objektet e relaksimit në plazh

Për sa i përket gjelbërimit, janë menduar disa tipe bimësish (të larta dhe të ulëta), të cilat do të shpërndahen në formën e brezave përgjatë shëtitores. Pemët që do të përdoren janë zgjedhur në mënyrë të tillë që të jenë gjetherënëse dhe kenë kurorë të dimensioneve të mëdha me qëllim hijëzimin gjatë verës dhe lejimin e rrezeve të diellit gjatë dimrit. Disa nga llojet e pemëve dhe shkurreve që janë përdorur janë: Albizia Julibrissin (Pema e mëndafshit), Pinus Pinea (Pema e pishës), Olea Europea (Pema e ullirit mesdhetar), Rosmarinus Officinalis (Rozmarinë), Atriplex Halimus (Shkurre Atriplex) etj.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Pësoi aksident dhe rrezikoi të humbiste krahun, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit

E çudit shme, hipnoterapeisti Fatmir Mucolli: Kur e pash Zotin mbeta i paralizuar. Ja në çfarë forme m’u shfaq Zoti!