in

Sot shi, breshër dhe rrufe, moti bën kthesën drastike

Dita e premte, pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e para të mëngjesit fillimisht në jugperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në mesditë, reshjet fitojnë intensitet deri mesatar, të cilat hera-herës priten të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar më një valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që temperaturat të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mesditës, më konkretisht:

– në zona malore 15 deri 25°C
– në zona e ulëta 17 deri 30°C
– në zona bregdetare 20 deri 30°C

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ndodh në Top Channel, moderatorja e njohur shkon në emision me valixhen plot me para

20-vjeçari preu gishtat në punë, prokuroria akuzon pronarin turk si përgjegjës