in

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Kombëtares

 

Ish-volejbollisti i kombëtares shqiptare, Ylli Lulushi, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një ataku kardian. Lulushi ka qenë volejbollist i dy prej klubeve më të mëdha në Shqipëri, Flamurtarit dhe Partizanit, si dhe i Kombëtares shqiptare. Lajmin për vdekjen e Ylli Lulushit, e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Volejbollit.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një ataku kardiak, ish-volejbollisti i Flamurtarit, Partizanit dhe ekipit kombëtar, Ylli Lulushi. I lindur në vitin 1953, ai e nisi sportin me pionierët në qytetin bregdetar, duke kaluar më pas tek të rinjtë e Flamurtarit në vitin 1968, por, në të njëjtën kohë me aktivizimin në këtë grupmoshë, Ylli është aktivizuar njëkohësisht me të rriturit nga trajneri i mirënjohur, Theodhori Driza.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

I FUNDIT/ Dy tërmete të njëpasnjëshme ‘shkundin’ Turqinë

E rëndë në Fier, gjendet i pajetë anës lumit një person