in

“Stop, stop, stop, sigurimi?”/ Ndodh e papritura në koncertin e këngëtares së njohur(Video)

Adele ka befasuar 65,000 fansa e saj, teksa ka ndërprerë koncertin e saj në BST Festival që zhvillohet në “Hyde Park” të Londrës, për të lajmëruar sigurimin se një prej të pranishmëve në mesin e turmës kishte nevojë për ndihmë.

Në pamjet e filmuara nga një pjesëtar i audiencës, këngëtarja 34-vjeçare po këndonte këngën e saj të parë të albumit Skyfall-it, kur vuri re midis turmës se një prej fansave nuk ishte në gjendje të mirë.

Ajo menjëherë ndaloi së kënduari dhe thirri sigurimin për të ndihmuar fansin e saj, duke i kërkuar edhe të turmës që të lironin vendin për t’i hapur rrugë ekipit mjekësor.

“Stop, stop, stop, sigurimi?”, dëgjohet të thotë Adele, duke bërtitur më pas nga skena: “A ke nevojë për ndihmën e sigurisë? Ata po vijnë”. Duke u përpjekur të drejtonte ekipin mjekësor te personi në nevojë, Adele shtoi: “Pikërisht aty në mes, a mund të shihni se ku po bëjnë të gjithë me dorë?”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Kapet mat Monika Lubonja, fotoja që po qarkullon me shpejtësi në rrjet

24 vite diferencë, si dy pika uji/ Gjeje cila është nëna, majtas apo djathtas? (Foto)