in

Stuhia e fuqishme ‘godet’ shtetin fqinj, era dhe rrebeshet e shiut shkulin pemët dhe shkatërrojnë makinat

 

Shteti fqinj i Shqipërisë, Italia është goditur nga moti i keq. Roma dhe disa zona të Lazios janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë natës.

Mbrojtja civile rajonale kishte ngritur alarmin dhe kishte paralajmëruar banorët për motin e keq me erë, shi dhe bubullima.

Zona veriore e kryeqytetit prej orës 01:00 të natës u godit nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar nga erëra të forta.

Në Romë, nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për në zonën e Castellit.

Kryebashkiaku, Massimiliano Borelli, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

Raportohen dëme të mëdha në zonë, me pemë të rrëzuara dhe makina të goditura nga pemët.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

U qëllua me a*më gjatë një fushate elektorale, ndërron jetë ish-kryeministri

Nafta pa akcizë/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në Durrës