in

Tragjedi, autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vrarë

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë.

Aksidenti fatal ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor.

Sipas medieve vendase autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.

Në fillim të qershorit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor kur një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë./abcnews.al/

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Shqiponjat” në ndjekje të “Jaguar”, arrestohet shoferi dhe dy shokët e tij, çfarë iu gjet të rinjve

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve, zbulohet identiteti i një prej viktimave të masakrës në Athinë