in

Tragjike! Foshnja 5-muajshe qëllohet me armë zjarri në kokë

Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për v.dekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (24/6) në Çikago, SHBA.

Sipas medieve të huaja, foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.

Mësohet se autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.

Për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë në spital.

Nga ngjarja e përgjakshme ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.

Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.

Deri ma tani nuk ka asnjë të arrestuar. Megjithatë mediat i bëjnë apel autorit të dorëzohet për të shpëtuar ndërgjegjen.

Aktivistët dhe një kandidat për kryetar bashkie në zonë ofrojnë një shpërblim prej 5.000 dollarësh për këdo që ka informacione që mund të çojnë në kapjen e autorit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shkojnë të drekojnë në Radhimë, turistëve ju ndodh ajo që nuk e prisnin, përfundojnë në spital të

Ndizet në ‘flakë’ Athina, sulmohen zyrat e këtyre 2 institucioneve të rëndësishme, qytetarët në panik