in

Tragjike! Gjenden 46 emigrantë të vdekur brenda kamionit

Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së.

Të paktën 46 persona, të cilët kanë qenë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një lagje të San Antonios në Teksas.

Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital.

Të mbijetuarit kanë qenë me temperatura të larta në trup.

San Antonio, qytet rreth 250 kilometra nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, është rrugë kryesore transiti për kontrabanduesit e njerëzve.

Trafikuesit zakonisht përdorin kamionë për të transportuar emigrantët pa dokumente, pasi të kenë kaluar në SHBA.

“Ata kanë pasur familjet me vete.. me siguri kanë qenë në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë kryetari i San Antonios, Ron Nirenberg.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, ka thënë se në mesin e personave të dërguar në spital kanë qenë dy shtetas të Guatemalas.

Shtetësia e viktimave tjera nuk dihet ende.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot, ka fajësuar presidentin amerikan Joe Biden për vdekjet, duke e përshkruar situatën si “rezultat të politikave të tij vdekjeprurëse për kufij të hapur”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Gjendet me fyt të prerë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku , fqinjët rrëfejnë detajet shokuese: Dëgjuam britma!

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi publikojnë video atraktive para pasqyrës, duke treguar linjat e trupit në bikini