in

Tragjike në Itali/ Shoferi futet kundërvajtje dhe i merr jetën të resë shqiptare. Emri

ITALI- Aksident tragjik në Itali me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Nga ky aksident humbi jetën edhe një e re shqiptare.

Aksidenti fatal u shkaktua nga një Volvo SUV i cili udhëtoi 5 kilometra të autostradës Milano-Genova në drejtimin e gabuar, duke marrë korsinë e gabuar në kabinën e pagesës Casei Gerola.

Makinën e drejtonte Giuseppe Maria Garavaglia, 46 vjeç, banues në Novate Milanese, i cili humbi jetën nga aksidenti së bashku me 35-vjeçaren shqiptare Matilda Hidri. Shqiptarja po kthehej në shtëpi në Genova kur Volvo goditi me kokë BMW-në e saj.

Përplasja ndodhi pranë komunës Silvano Pietra, në provincën e Pavias. Përplasja ishte e dhunshme.

Në vendngjarje ka ndërhyrë personeli shëndetësor, duke konstatuar vdekjen e dy viktimave dhe transportimin e tre të plagosurve në spital.

Tre të plagosurit e tjerë udhëtonin me një Golf pas makinës së Matilda Hidrit.

Një hetim po kryhet për rastin në fjalë. Burimi:  virgilio.it

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Gara me dema kthehet në tragjedi. Shembet tribuna, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Çmimet në kupë të qiellit, si të kursejmë karburantin që mos harxhojmë shumë lekë