in

Tragjike! Shpërthen në flakë klinika e detoksifikimit, humbin jetën 11 persona, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi zjarri në një klinikë detoksifikimi.

Sipas kreut të zjarrfikësve të Paso Fudo, Ricardo Matei, dhjetë persona u gjetën të vdekur në ndërtesë dhe një tjetër ndërroi jetë në spital.

Zjarri ka rënë rreth mesnatës të së enjtes, në një nga konviktet e klinikës ku strehoheshin rreth 15 të varur nga droga.

Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit po hetohet, por shefi i zjarrfikësve tha se dyshohet se problemi është shkaktuar nga një qark i shkurtër ose një mosfunksionim i sistemit të ngrohjes.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehemti: Do ketë dyfishim rastesh, duhet të

I fundit! Shpërthim i fuqishëm në qytetin shqiptar, detajet e para nga policia (VIDEO)