in

Trondit Frrok Çupi hedh dyshime të rënda për vd*kjen e Kastriot Myftaraj, tregon ç’ka ndodhur pak minuta pas tragjedisë

Analisti Frrok Çupi ka reaguar pas vd*kjes tragjike të gazetarit dhe publicistit të njohur, Kastriot Myftarajt, ku u raportua se gazetari i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku jetonte.

Çupi ka hedhur akuza dhe dyshime të forta për vde*jen e Myftarjat, madje duke shkuar edhe më tej për të tjerë emra të njohur që sipas analistit dje janë kërcënuar me vd*kje.

“Kastrioti shkoi, por këtu kanë mbetur ‘të ngjashmit’ e tij. Këtu janë Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja, Aleksandër Çipa… Mandatën e një vde*jeje të paralajmëruar Mustafa Nano e mori dje nga hoxha Kalaja. ‘Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi hoxha duke nënkupuar Mustafa Nanon. Hoxha shkruan se ‘Lajm i darkës së Arafatit’, quhet kjo”, shkruan ndër të tjera Çupi.

Komenti i plotë i Frrok Çupit:

Edhe një gazetar tjetër, nga më të njohurit, dje është kërcënuar me vd*kje, pak minuta pasi Kastriot Myftaraj humbi jetën tragjikisht. ‘Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!’, shkruan me një gëzim vrasës hoxha i Tiranës, Ahmet Kalaja.

Kastrioti shkoi, por këtu kanë mbetur ‘të ngjashmit’ e tij. Këtu janë Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja, Aleksandër Çipa…

Mandatën e një v*kjeje të paralajmëruar Mustafa Nano e mori dje nga hoxha Kalaja. ‘Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi hoxha duke nënkupuar Mustafa Nanon. Hoxha shkruan se ‘Lajm i darkës së Arafatit’, quhet kjo.

Cilët do të jenë ‘shelegët’ në tryezën e kësaj Darke, që është një nga netët e uritura të Agjërimit?

Nano u paralajmërua, këtë e dimë. Ai ka qenë kritik ndaj besimit, ashtu siç edhe kanë ndriçuar idetë e shumë mendimtarëve që në Mesjetë. Për këtë, marrim vesh se do të paguajë me ‘darkën’ e ferrit.

Pastaj vijnë me radhë autorë të shumtë që duke e konsideruar besimin si ‘të gjallë e në jetë’, e kritikojnë, e analizojnë, i hedhin dritë. Ndoshta muaj ose edhe më se një vit më parë, në këtë vorbull frike u ndodh Denis Dyrnjaja, një gazetar i të ardhmes televizive. Ai bëri kritikë mbi trajtimin e financave të Elvis Naçit- një ortodoks i kthyer në imam, por si shpërblim mori sulme dhe kërcënime për jetën; me mijëra. Dyshoj se deklarata dje e Elvisit për Kastriotin se ‘kisha ç’kisha me atë, sot e përcjell me nderim’, është një pako ku fshihet një kërcënim për ‘armiqtë’ e besimit.

Ne akoma nuk dimë sa dosje me plane hakmarrjeje ‘fetare’ janë depozituar në duar të pasionantëve të verbër.

Unë kam lexuar shumë autorë mes nesh që nuk qëndrojnë si të ‘ngrirë’ para besimit fetar; por reagojnë. Atëherë, edhe këta mund të jenë në listën e ‘darkës së Arafatit’, darka kur lutjet e hoxhallarëve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar?

A mund të jetë në këtë listë edhe vetë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në vend?

Aleksandri, me siguri. Aq më tepër që sot do të jetë plot përgjegjësi për t’i dhënë përgjigje fyerjes së gazetarit Myftaraj bash në ditën e vd*kjes së tij. E pas kësaj vetë Aleksandri dhe miqtë kanë për detyre të kërkojnë nga shteti dhe makineria e tij që të hetojë mbi krimin e paramenduar të një hoxhe kundër kritikëve të fesë.

Drejtësia ka në dorë sot një dosje të egër ‘fetare’ ku në emër të Allahut kërcënohet jeta e gazetarëve dhe njëkohësisht dhunohet vetë ideja Islame. Në Kuran thuhet “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira…”( Suretu el-En`amë, ajeti3), por hoxha të kundërtën.

Drejtësia ka për detyrë që menjëherë të marrë në hetim hoxhën vrasa- ndjellës. Ndërsa ‘shtëpia’ e gazetarëve sot ka punë të vërtetë; deri dje po kërkonte punë në bulevard.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Rrebeshe shiu që do shtrihen…”/ Meteorologia e njohur tregon kthesën e madhe të motit

E rëndë! Minoreni në Berat i merr fshehurazi makinën xhaxhait: Me shpejtësi të madhe përplas gruan te vijat e bardha