in

Tymi i zi ‘pushton’ qiellin grek (VIDEO)

Greqi- Tym edhe flakë në Menidhi në Greqi.

Raportohet se një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një fabrikë bojërash në këtë vend.

Në vendngjarje shkuan 25 zjarrfikës me 11 automjete për të vënë nën kontroll zjarrin e madh, i cili sipas policisë rrugore ka ndërprerë dhe qarkullimi në rrugën Schinon, pasi në fabrikë ka sasi të mëdha me lëndë djegëse.

Mësohet se zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, ndërsa deri më tani janë raportuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e zjarrit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Trendi i ri! Nis vjedhja e naftës nëpër seberatorët e makinave. Një i arrestuar

Afronës i ndodh e papritura në rrjetet sociale, dikush i hakoi llogarinë në Instagram