in

U hodh nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen/ Zbardhet ngjarja që tronditi Sarandën, tentoi të largohej…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një nënë u hodh nga kati i dytë i maternitetit së bashku me foshnjën e saj.

Mësohet se 35-vjeçarja Mandolina Jashari po tentonte të largohej nga materniteti së bashku me foshnjën e saj pasi doktorët nuk e lejonin.

Ajo është nënë dhe e 6 fëmijëve të tjera, ndërsa është në një gjendje të vështirë ekonomike.

Sipas mjekëve ajo nuk ka një banesë apo vend të sigurt për foshnjën.

Menjëherë pas ngjarjes nëna dhe foshnja u transportuan për në spital, ku morën ndihmën e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Spitali i ka dërguar një letër zyrës sociale të bashkisë Sarandë, ku i kërkon ndihmë në rastin e gruas në fjalë.Rasti u skedua si tentativë për tu larguar nga spitali dhe jo tentativë vetëvrasje.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Dalin pamjet! Megi Pojani protagoniste në klipin e ri të Don Xhonit

Publikohen pamjet e rënda/ Momenti i vr.sjes së 2 shqiptarëve në Athinë (EMRAT)