in

U tentua të rr*mbehej djali i të ‘fortit’ të Peqinit, reagon policia e Elbasanit: Nuk ka…

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkulloi ditën e sotme për r*ëmbimin e djalit të Fatos Gosës, i cili njihet ndryshe dhe si i forti i Peqinit.

Sipas mediave u tha se një Benz me tre persona kishte tentuar rrëmbimin e djalit të Gosës, i cili kishte mundur që të largohej me vrap dhe nga ky moment i mituri ishte larguar nga Peqini, por sipas policisë një gjë e tillë është mohuar nga ana e familjarëve.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, që bën fjalë për 3 persona të m*skuar që kanë tentuar të rrëmbejnë djalin e mitur të shtetasit F. G., në qendër të qytetit të Peqinit, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Nga verifikimet dhe deklarimet e familjarëve të djalit të mitur rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë. Theksojmë faktin se në Polici nuk ka patur asnjë kallëzim për një ngjarje të tillë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon mirëkuptimin e mediave që të kërkojnë informacion të plotë pranë DVP Elbasan, para se të publikojnë lajme për të cilat nuk kanë informacion të saktë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Manastirliu: Rritet me 6 % paga e mjekëve dhe infermierëve

Denoncimi i Kryemadhit për evazionin fiskal, ministrja Ibrahimi: 20 subjekte fiktive janë dënuar