in

Ushqimet e ndaluara dhe ato që nuk duhen të mungojnë në tavolinë për festën e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos.

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alk*ol.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Rrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Pushuesit braktisin plazhet, çfarë do të ndodhë në fundjavë

E pabesueshme! Shikoni se si e pëson shtëpia nga goditja e rrufesë (FOTOT)