



Katër të rinj kanë rënë nën prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Një 31-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia duke qarkulluar me a*më zjarri p*shkë gjysmë automatike dhe me një sasi lëndësh nark*tike dhe pas kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash ka*abisi.




Po ashtu, një 37 vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij iu gjet një sasi farash ka*abisi.




Ndërkaq, u kap një 34-vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa një 43-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.




Sekuestrohen një a*më zjarri pushkë gjysëm automatike, lëndë nar*otike kokainë, lëndë nark*tike ka*abis, si dhe fara kana*isi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysëm automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar ka*abis. Gjatë kontrollit të banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash ka*abisi.




Nga specialistët për Hetimin e Nar*otikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë nark*tike kokainë dhe një peshore elektronike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit A. G., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.