in

“Vajza më tregoi për herë të parë se pëlqen një djalë”, Ilir Shaqiri zbulon si reagoi

 

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka treguar gjithmonë se me të bijën, Emily ka një marrëdhënie të ngushtë.

Së fundmi, ai ka zbuluar se ajo për herë të parë i kishte treguar se pëlqen një djalë.

“Teksa drekonim më tha dua të të them një gjë.

Më rrahu zemra fort, më tregoi se pëlqen një djalë, kjo ishte hera e parë që e bën një gjë të tillë”, tha Iliri.

Ndërsa, më tej shtoi se për gati 10 minuta nuk kishte folur me të bijën, por më pas e kishte pyetur dhe kishte mësuar se djali që ajo pëlqen është aktor dhe e ka njohur nëpërmjet një shoqeje.

Kujtojmë që disa javë më parë, Iliri organizoi një dasmë spektakolare, ku të ftuar ishin edhe personazhe të famshëm, padyshim nuk munguan as disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

VIDEO/ Ngritën aeroportin në këmbë me shkelma dhe grushte, zbulohet shkaku i përplasjes mes shqiptarëve në Itali

Armina Mevlani bën ëndrrën realitet…