in

Vala e të nxehtit afrikan godet Shqipërinë, meteorologia e njohur parashikon si do të jetë moti sot dhe kthesa e madhe që merr në fundjavë

.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë që nga 20-21 qershori do të vijojë deri ditën e premte, me temperatura që shkojnë deri në 41 gradë.

Meteorologia e Meteoalb, Tanja Porja parashikon se sot dita pritet të jetë shumë e nxehtë edhe për shkak të lagështirës në ajër.

.
Temperaturat ekstreme pritet të zgjasin deri në premten, kur priten rënie drastike të temperaturave, deri në 10 gradë celsius.

Parashikohet që dy ditët më të nxehta do të jenë sot edhe nesër ( e hënë dhe e martë), ku temperaturat do të arrijnë në 41 gradë në shumë zona kryesisht në qarkun e Elbasanit, Beratit. Edhe Gjirokastra do të shënojë temperature të larta

Madje edhe në zonat malore, Kopliku, Kukësi, Hasi do të regjistrojnë temperature nga 37 deri 39 gradë.

.

Pak më freskët parashikohet që të jetë juglindja ku në Korçë priten vlerat 34 gradë.

Parashikohet që ky mot të na shoqërojnë deri të premten, më pas pritet ndryshim i situatës pasi do ketë depërtim të masave ajrore të një mase të ftohtë, e cila vjen nga Evropa Lindore. Do kalojë nga qendra e kontinentit dhe më pas do zbresë në Shqipëri dhe në rajon duke sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave.

Parashikohet që temperaturat të premten dhe në fundjavë të zbresin në të paktën 10 gradë, nga 41 gradë në 31 maksimalja në rang territori.

.
Për sa i përket reshjeve, pritet një periudhë e gjatë deri ditën e premte ku i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu më të theksuara në veri dhe veri-perëndim të territorit ku nuk do të mungojnë dhe shkarkesat elektrike.

Fundjava do jetë relativisht e freskët krahasuar me fundjavën e shkuar.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 të mitur, arrestohet një 25-vjeçar

Rudina Dembacaj përballet me të papriturën në mesnatë, shikoni çfarë i bëri vajza e Mark Frrokut