Latest
Valixhe e dyshimtë tek Rruga e Kavajës, reagon policia




Një valixhe e dyshimtë, ka alarmuar banorët e Rrugës së Kavajës. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë rreth orës 12:20 kur është pikasur pranë një kompleksi pallatesh.




Pas kësaj telefonate, shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën. Pas verifikimeve është mundur të hapet valixhja ku rezultoi se brenda kishte vetë rroba.




Njoftimi:
Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.




Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
