in

Video/ 30 minutat e dhimbshme që ashensori kap këmbët e një burri

Një burrë kishte shkuar në dyqan për të blerë gjëra dhe u kthye në shtëpi si zakonisht. U fut në ashensor, kur mbërriti në katin e tij bëri të dalë.

Dera u hap dhe ai po dilte kur u pengua në hapësirat që ndajnë ashensorin me korridorin e katit. Në ato momente, burri nuk po arrinte të nxirrte këmbët jashtë. Ato u bllokuan sepse ashensori nisi të mbyllej, mesa duket dikush tjetër e kishte thirrur dhe po ulej poshtë.

Tmerri vazhdon sepse ndërsa ashensori merrte për poshtë me këmbët e burrit, përçapen të mbyllen dhe dyert anësore. Ato nuk arrijnë të mbyllen dhe këtu duket se vjen shpëtimi i burrit sepse ashensori u bllokua dhe nuk vazhdoi itinerarin për poshtë.

Mes klithmave të burrit, u thirr një ekip shpëtimi. U deshën 30 minuta që ashensori të rihapej dhe burri 55 vjeçar të nxirrte këmbët që aty.

E gjithë ngjarja ndodhi në George Town, Malajzi ku pamjet e kamerave CCTV kapën momentin kur banori mbeti me këmbët e tij të bllokuara dhe të varura në ajër pasi u mbërthye në dyert e ashensorit.

Për fat të mirë, burri shpëtoi dhe këmbët nuk rrezikoi t’i humbë. Ai u dërgua për mjekim në spital. /noa.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Truqe që iu sjellin shumë para/ Vendosni një nga këto gjëra në portofolin, apo shtëpinë tuaj dhe…flasim

Monika Kryemadhi bashkohet me Berishën dhe konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut!