Latest
VIDEO/ Po festonin 45-vjetorin e martesës, Joe Biden rrëzohet nga biçikleta
Presidenti amerikan Joe Biden, ditën e sotme është rëzuar nga biçikleta gjatë një udhëtimi me bashkëshorten e tij me të cilën po festonin 45-vjetorin e martesës.
Mëngjesin e kësaj të shtune presidenti së bashku me bashkëshorten dhe bodigardët u nisën për një udhëtim me biçikleta.
Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha “Mirëmëngjes”.
Biden dhe gruaja e tij shënuan dje 45 vjetorin e martesës dhe po kalojnë fundjavën e festës së 19 qershorit në plazh.
Joe Biden just crashed on his bike. #JoeBiden pic.twitter.com/tCJTQtTyHo
— Mostly Gonzo (@TimScoop) June 18, 2022
