in

Vjedhje spektakolare, hajdutët i marrin biznesmenit 1 milionë euro në 6 minuta

Një biznesmen grek ka rënë pre e hajdutëve, të cilit i kanë vjedhur nga apartamenti i tij në Selanik para cash dhe bizhuteri me vlerë 1 milionë euro.

Vjedhja kinematografike raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, 26 qershor, ndërsa mësohet se hajdutët kishin informacion se i zoti i shtëpisë nuk ndodhej në atë orë në banesë.

Sipas medieve greke hajdutët u treguan aq të shkathët sa që iu deshën vetëm 6 minuta për të vjedhur pasurinë me vlerë 1 milionë euro.

Sipas informacioneve të protothema.gr, të paktën pesë persona hynë në apartamentin e biznesmenit në rrugën Maria Callas në orën 03.30 në Selanikun lindor.

Ata vepruan të organizuar në mënyrë perfekte dhe sipas planit tyre të caktuar, arritën të hyjnë në banesën e katit të gjashtë, gjetën vendin ku ndodhej kasaforta e morën dhe e hodhën nga ballkoni i katit të gjashtë.

Më pas autorët zbritën duke vrapuar, morën kasafortën nga rruga, e cila peshonte mbi 400 kg, e futën në bagazhin e makinës dhe u zhdukën. Policia helene po vijon mbledhjen e dëshmive dhe materialeve nga kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorëve të vjedhjes spektakolare.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Hyri në det dhe nuk doli më, polakja denoncon zhdukjen e familjarit në plazh

Helmohen 180 persona në Kukës, reagon Safet Gjici (VIDEO)